Pjesa 3 – Intervistimi paleve kryesore te interesit dhe kerkimit per nje zone kryesore ne buxhet
Këshilltarët financierë do të prezantojnë buxhetin e këtij viti në klasë dhe më pas klasa do të intervistojë këshilltarët financiarë për shpërndarjen e parave në buxhetin që ata kishin krijuar dhe vështirësitë që ata përballen. Studentët do të punojnë në grupe me tre student, secilit do t’i jepet një seksion i ndryshëm buxheti nga vitet e kaluara dhe është detyra e tyre të identifikojnë zhvillimet në buxhet. (Disa gabime mund të shtohen me qëllim të shikojnë nëse ata do të arrijnë të identifikojnë gabimet. ) Pasi kanë analizuar buxhetin, ata do të prezantojnë gjetjet tek palët e interesit dhe grupi fitues do të marri mundësinë të punojë në departamentin e financës për rreth dy javë.
Teksti kryesor
Shpenzimet publike dhe buxheti i shtetit janë shumë të rëndësishme dhe në interes të publikut. Është e rëndësishme t’u sigurohet qytetarëve akses në financat dhe fondet publike, ku treguesit janë lehtësisht të aksesueshëm, të shpërndarë, dhe të përdorur në një mënyrë efektive. Duke kontroluar shpenzimet, parregullsitë dhe mashtrimet, mundësia e korrupsionit mund të evitohet. Ky burim mësimdhënieje synon të angazhojë studentët në procesin e shpenzimeve publike dhe i lejon ata të kuptonë parregullsitë dhe abuzimet që ndodhin gjatë procesit të shpërndarjes së buxhetit.
Një element i rëndësishëm i qeverisë dhe për të cilin publiku shqetësohet është transparenca e shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Mënyra më e mirë për të promovuar besueshmërinë është përmes rritjes së trasnparencës të financave publike, cilësisë së informacionit të prodhuar dhe shpërndarë, besueshmërisë dhe pjesëmarrjes nga komunitetet lokale, dhe gjithashtu duke rritur presionin pozitiv tek zyrtarët e zgjedhur për të përmirësuar shërbimet që u ofrohen qytetarëve. Transparenca sesi shpenzohen paratë e taksapaguesve në grantet e qeverisë, shërbimet administrative dhe investimet në infrastrukturë është e varfër. Liria e informacionit për qytetarët dhe grupe të tjera të interesit si media ende mbeten një cështje e madhe të adresohet me kujdes.
Në këtë mënyrë, studentët duhet të bëjnë një vizitë në terren tek zyrtarët e qeverisë lokale për të analizuar nëse kishte parregullsi gjatë shpërndarjes së buxhetut ose nëse ishin hasur shpenzime. Studentët do të angazhohen në vlerësimin e të dhënave dhe kërkimit, si dhe në procesin e intervistimit të zyrtarëve kryesorë. Ata do të kenë mundësinë e hetimit të një teme të zgjedhur prej tyre (për shembull. Shpenzimet lokale publike, shpenzimet qëndrore publike, tenderat/ përzgjedhja, kostot e udhëtimeve të zyrtarëve, etj.) Tema së bashku me kërkimin do të bihet dakort në bashkëpunim me lektorët dhe do të prezantohet tek palët e interesit kryesore sapo vlerësimi i buxhetit të ketë marrë pjesë.
Komentet Shkruaj koment