Menaxhimi i zinxhirit te furnizimeve eshte nje teme qe eshte e mire pershkruar dhe i jepet studenteve gjate studimeve te tyre. Duke folur per sektorin farmaceutik, menaxhimi i zinxhirit te furnizimit eshte i mireorganizuar duke filluar me sektorin publik, me ate privat dhe tek konsumatori.
Industria farmaceutike zhvillohet, prodhon dhe tregeton ilace ose farmaceutike per perdorim si ilace. Kur ky ilac nuk perdoret nga pacientet, kthehet ne nje mbetje dhe duhet te depozitohet duke siguruar te gjejne menyren me te mire te mundshme te berjes se saj.
Cilat jane rekomandimet e FDA per largimin e ilaceve te paperdorura nga shtepia?
Zgjidhja me e mire eshte programi i kthimit te ilacit ose perdorimi i kolektoreve te autorizuar si Agjensia DEA, SHBA. Vendet e autorizuara te mbledhjes mund te perfshijne farmacite e shitjes, farmacite e spitalit ose klinikes, dhe vendndodhjen e zbatimit te ligjit. Disa farmaci mund te ofrojne zarfa per te kthyer me poste pas ilacet e paperdorura permes postes. Pasi jane mbledhur, keto ilace depozitohen. Ka shume metoda per secilin lloj te ilaceve, por cdo vend vendos metodat qe do te japin me mire rezultat per ta.
Kthimi mbrapsh ose programi i kthimit me ane te postes nuk eshte i vlefshem ne vendin tone. Shumica e ilaceve te paperdorura ose te skaduara thjesht hidhet ne koshin normal te mbeturinave ne shtepi. Ulja e riskut te demtimit nga ekspozimi aksidental ne kete vend te vogel eshte themelor. FDA dhe Agjensia e Mbrojtjes Mjedisore ne SHBA pershkruan metoda te ndryshme qe jane me te sigurta per humanet dhe mjedisin.
Palet e interesit jane te identifikuar si Ministria e Shendetesise, Prodhuesit farmaceutike, farmacite e komunitetit dhe konusmatore te rastesishem. Do te zhvillohet nje vizite tek nje prodhues farmaceutik ne Kosove per te diskutuar per menyrat e mbetjeve farmaceutike. E njejta gje do te behet tek Magazina Qendrore tek Ministria e Shendetesise. Ne vend qe te marrin informacion per metodat e depozitimit qe ata aplikojne, ne do te promovojme programin e marrjes mbrapsht qe eshte i aplikueshem ne vendet e zhvilluara.
Plani eshte te shkohet permes te gjitha fazave ne punen ne terren. Pjesemarresit do te sigurohen me pritshmeri te qarta dhe do te motivohen per te marre nje rol aktiv ne proces.
Metoda qe do te perdoret ne punen ne terren, do te kaloje gjithe nivelet. Zakonisht ka tre faza te perfshira ne punen ne terren. Faza para terrenit, faza ne terren dhe faza pas terrenit. Pjesemarresit do te sigurohen me pritshmeri te qarta dhe do te motivohen te marrin nje rol aktiv ne proces.
Gjate fazes para terrenit, qe do te mbahet ne klase, studentet do te japin opinionin e tyre me njohurite e tyre per mbetjet farmaceutike dhe do te flasin per pervojat e tyre se cfare bejne ne shtepi me medikamentet e skaduara ose te paperdorura. Pas gjithckaje, ata do te marrin informacion per temen qe po diskutohet dhe meodat kontemporane qe po perdoren ne vendet e zhvilluara, permes nje prezantimi me power point nga lektori.
Gjate fazes ne terren, studentet do te ken shansin te shikojne cfare po ndodh me medikamentet. Vizita e pare do te behet tek prodhuesit Trepharm Pharmaceuticals. Se bashku me lektorin, studentet do te shoqerohen nga nje person i Trepharm, i cili do te prezantoje studentet me procesin e prodhimit dhe cfare ndodh me materialet e mbetjeve ne fabrike. Ata do te informohen per planet e se ardhmes nese ka te tilla. Studentet do te motivohen te bejne pyetje dhe te japin opinionin e tyre.
Pas Trepharm, studentet do te vizitojne magazinen qendrore ne Prishtine, ku do te marrin informacion per cfare po ndodh me ilacet e skaduara, si eshte komunikimi me farmacite qendrore dhe shperndaresit qe furnizojne magazinen qendrore. Ata gjithashtu do te informohen se cfare ndosh me ilacet e skaduara nga rajoni, a i kthejne keto ilace ne piken qe I shperndan ato apo i depozitojne ato individualisht, me metoda alternative?
Gjate periudhes post terren, te dhenat e fituar nga puna ne grup do te mblidhen dhe analizohen. Ne grupe te vogla, studentet do te prezantojne ato qe kane hasur duke perdorur grafike, tabela dhe literaturen mbeshtetese.
Komentet Shkruaj koment